Një trashëgimtare e familjes së famshme të modës, Gucci, ka bërë një rrëfim tronditës, ku tha se është abuzuar nga njerku për 16 vite, ndërsa fajëson nënën dhe gjyshen se fshehën ngjarjen.
Alexandra Zarini tha se ish-burri i nënës së saj, Joseph Ruffalo i kishte shkuar i zhveshur në shtrat dhe e kishte përdhunuar.
Zarini, 35 vjeç, pretendon se nëna e saj Patricia Gucci dhe gjyshja Bruna Palombo dinin për abuzimin dhe i thanë asaj ta mbante të heshte.
Ajo tha se Ruffalo abuzoi me të që nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën 22-vjeç.
Zarini thotë se ai i futej rregullisht lakuriq në shtrat dhe ngacmonte, ndërsa e ëma dhe gjyshja e kishin kërcënuar që të heshte.
Pas publikimit të akuzave, e ëma e saj reagoi ku tha se i vinte shumë keq për të gjithë vuajtjet që ish-bashkëshorti i kishte shkaktuar së bijës dhe se ishte divorcuar nga ai kur e kishte marrë vesh. Por shtoi se ishte e “shkatërruar” nga akuzat në drejtim të saj dhe së ëmës./ts/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”