Kevin dhe Ana që nga fillimi i rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Kosova kanë pasur një raport me ulje e ngritje.
Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit ‘Prime’, të dy janë përplasur mes vete teksa Kevini i është drejtuar Anës me fjalët ‘qysh s’po të vjen marre, si më flet mua kështu’.
Gjithçka nisi kur Ana iu drejtua Kevinit se po dëshiron të përplaset me të vetëm sepse është në nominim, gjë që bëri që Kevini t’i drejtohet në mënyrë të ashpër.
“Faleminderit që po e thua këtë edhe pse kur dy herë ke dalë e pa preferuar kam qenë afër teje 24/7. Duhet të turpërohesh se si po flet me mua, marre se si po mund të shprehesh kështu. Më zhgënjeve dhe nuk po të njoh se kush je”, u shpreh Kevini.
Mes tjerash, Kevin u shpreh se për moshën që ka do të duhej të vepronte më mirë teksa në vazhdimësi ka lënë vetën fajtor për raportin mes tyre.
Për të parë më shumë nga diskutimi mes tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.
Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në taki...
Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlament...
Mediumi britanik shkruan për humbjen e Kosovës: Pavarësisht ...
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...