Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk ka munguar me një dedikim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka ndarë një video të veçantë në rrjete sociale, në të cilën shkruhet: “Shtëpia jonë, 17 vite pavarësi”.
Ylli i famshëm e ka potencuar disa herë se është e lumtur dhe krenare për prejardhjen.
Krijuesja e hitit “Levitating” për herë të fundit ka qenë në Kosovë në muajin gusht.
Kjo për festivalin “Sunny Hill”, ku është organizatore bashkë me babanë, Dukagjin Lipën.
Dua duhet theksuar se deri më tani e ka promovuar Kosovën nëpër forma të ndryshme.
Pos familjes, e shoqëruar vitin e kaluar ka qenë edhe me partnerin e saj, aktorin Callum Turner.

Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon
Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmë...