Mes Damianos dhe Benardit nuk kanë të munguara tensionet dhe ndonjëherë mjafton edhe një shikim i një personi të tretë të që të përdoret si argument për debat mes tyre.
Ndërsa Kleodiana i pyet djemtë përse po flenë gjumë, komenti i Benardit “thotë përse po flini gjumë juve dhe sheh vetëm Damianon”, e ka bërë këtë fundit të hidhet në sulm duke provokuar Benardin në një debat që ka zgjatur për disa minuta.
“Pse s’na bën ndonjë kërcim që të zgjoheni ne, të bësh ndonjë gjë. Se ne jemi budallenj, kot, na kanë mbyllur këtu. Ti na zgjo nga gjumi”, i thotë Damiano, Kleodianës. Por fjalia “Ne jemi budallenj”, u mor si personale nga Benardi dhe i thotë që këtë pjesë ta mbajë për vete.
Mes djemve kanë vijuar për disa minuta shkëmbimet e replikave. Ku Damiano kërkon llogari se përse Benardi e ktheu në personal “shikimin” e Kleodianës, ndërsa Benardi kërkonte llogari se përse e ofendon duke e përfshirë te fjalia “Ne jemi budallenj”.
Damiano mbron fjalinë e tij me argumentin se siç gaboi ai duke personalizuar “shikimin” e Kleodianës për Damianon, ai gaboi duke përgjithësuar situatën.
“Kjo është situata. Ti gabove, gabova edhe unë”, thotë Damiano.
Ndërsa dy vajzat Kleodiana dhe Dona shikojnë debatin duke qeshur.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...