Aktorja nuk ka kursyer kritikat për qeverinë spanjolle.
‘Lisbona’ e Casa De Papel është rikuperuar krejtësisht nga covid-19, virus i cili e pushtoi një muaj më parë, më 19 mars. Në një intervistë për radion ‘Cuidad aktorja, emri i vërtetë i të cilës është Itziar Ituño, tha se gjithçka ka kaluar dhe se aktualisht është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
Spanja është ndër vendet më të prekura prej këtij virusi, dhe aktorja nuk ka kursyer kritikat për qeverinë e këtij vendi.
“Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhej të na i kishin thënë të gjitha këto”– tha aktorja gjatë intervistës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit