Aktorja e njohur Sharon Stone, së fundmi ka shpalosur detajet se pse ka pozuar për revistën erotike “Playboy” dhe se cila ishte e lidhja e fotografisë me karrierën e saj.
Në intervistë me kolegen e saj Dreë Barimorre, Stone tregoi se ka pozuar në revistën “Playboy” me qëllim që të siguronte një rol në filmin “Loë Passions”, me të cilin e nisi edhe karrierën e saj në botën e filmit, transmeton portal arbresh.info
Ajo deklaroi në bisedë se është “një person i logjikës dhe strategjisë”.
“Kur kuptova që doja të luaja në atë film, vendosa të pozoja për” Playboy “, dhe kjo ishte në shënjestër, në mënyrë që të merrja një rol,” tha aktorja.
Ajo kujtoi famën që mori pothuajse brenda natës pas këtij thriller të vitit 1992, por thekson se nuk e priste atë në një masë të tillë.
“Thjesht mendova se ishte roli i duhur për mua dhe e dija se duhej ta merrja. Por, nuk e mendova që mund të merrja aq shumë lëvdata”, tha Stone.
Në të njëjtën intervistë, Stone hapi për moshën e saj dhe mënyrën se si ajo arrin të duket e re në të gjashtëdhjetat e saj.
“Kur hyra në të 40-at, mendova se do të plakem, por e kuptova që doja të kontrolloja se si do të plakem”, tha aktorja, duke shtuar se dëshironte “të plakej si një vallëtare”.
“Gjithmonë kam menduar se vallëtaret plaken bukur, prandaj fillova ta trajtoj trupin tim sikurse jam një vallëtare”, tha ajo./arbresh.info/
Sharon Stone #playboy July 1990 pic.twitter.com/YY74Ast3DH
— Jorge Caraballo (@Jorge_Caraballo) April 8, 2013
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...