Aktorja e njohur, Sharon Stone ka folur së fundmi për jetën e saj profesionale.
Gjatë Festivalit të Filmit në Zvicër, aktorja zbuloi se është përballur me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.
Gjithashtu ajo tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë dollarë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me aktorët meshkuj, por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.
“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, u shpreh Sharon.
Përsa i përket jetës së saj personale, më herët Stone foli publikisht për nipin e saj 11-muajsh, i cili ndërroi jetë për shkak të mosfunksionimit të organeve, por që arriti t’u shpëtonte jetën 3 fëmijëve të tjerë, pasi familja kishte vendosur që organet e nipit të saj të dhuroheshin për shërimin e fëmijëve të tjerë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...