Ylli i Realit të Madridit së bashku me aktoren Hollivudiane, Angelina Jolie do të jenë pjesë e një seriali të një televizioni turk që do të xhirohet në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine
Cristiano Ronaldo duket se po sheh t’i realizohet ambicia e tij për të hyrë në botën e aktrimit. Mësohet se ylli i Realit të Madridit së bashku me aktoren Hollivudiane, Angelina Jolie do të jenë pjesë e një seriali të një televizioni turk që do të xhirohet në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.
Xhirimet e serialit pritet të nisin në muajin prill dhe do të fokusohet rreth një familjeje siriane dhe peripecive të saj gjatë largimit si refugjatë nga vendi gjatë luftës civile
Sipas regjisorit Ejup Dirlik, në këtë serial përveç Ronaldos e Angelina Jolie do të interpretojnë edhe aktorë të tjerë nga vende të ndryshme të botës mes të cilave edhe Nancy Ajram.
Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo pranoi se kur të mbyllë karrierën e tij si futbollist, do të dëshironte të merrte leksione në fushën e aktrimit.
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...
Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arr...
Kurti në Tryezën e Dialogut Ndërfetar: Bashkëjetesa, vlerë t...