Serxhio Lushku i njohur në muzikë si Sergio është një nga këngëtarët më të dashur dhe të klikuar shqiptar.
25-vjeçari i talentuar ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
Ai ka trëguar për herë të parë se para disa vitesh ka refuzuar këngëtaren e njohur Era Istrefin.
Nuk ka të bëjë me një lidhje romantike, por me një bashkëpunim që ishte planifikuar kohë më parë. Këngëtari shpjegon që gjatë asaj kohe, Era nuk ishte aq e famshme sa sot, ndaj dhe e refuzoi.
“Është refuzuar si bashkëpunim nga unë sepse plani i këngëve të mia duheshe se s’bën të publikoheshe solo. Jo se unë pata diçka që Erës nuk i përshtateshe këngës, aspak Era i përshtatet shumë shumë perfekt, por thjesht plani i këngëve të mia ishte ndryshe dhe për momentin e refuzova. Ka qenë viti diku 2013-2014. Unë e përgëzoj shumë Erën për suksesin që ka arritur”, është shprehur Sergio.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...