Rikthimi i tyre pas vitesh të tëra ndarje, i gëzoi të gjithë fansat e çiftit Gomez-Bieber. Por ky rikthim nuk do të zgjaste shumë pasi këngëtarja i dha fund lidhjes.
Flitej se ishte mamaja e saj ajo që nuk ishte aspak dakord me rikthimin e së bijës me Justin., shkruan Intv.al.
Një burim i revistës amerikane Us Weekly, është shprehur se këngëtarja 25 vjeçare,e ka zgjedhur lumturinë e saj dhe të familjes para lidhjes me këngëtarin Bieber dhe ka marrë vendim që të ndahet.
“Selena nisi ta shohë fotografinë e plotë dhe i peshoi gjërat se cila ishte më e rëndësishme: lumturia e saj apo aprovimi i miqve dhe familjes, apo të qenit në lidhje me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Ajo është ndjerë keq dhe ka marrë vendim që t’i jap fund romancës dhe të shikojë drejt të ardhmes, në një kapitull të ri”, ka deklaruar një burim i Us Weekly.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë