Moderatorët e një programi radiofonik në KISS FM në Mbretërinë e Bashkuar, bënë një lojë me Gomez-in gjatë intervistës. Ajo duhej të tregonte tri histori, dy gënjeshtra dhe një të vërtetë.
Historitë që tregoi qenë këto: 1) Ajo urinoi në pantallona gjatë një koncerti të Ed Sheeran. 2) Famulli i saj 4-vjeçar kishte shkatërruar një dasmë duke rrëmbyer copat e tortës. 3) Luftëtarët i mësuan Selena-s që të gjuante me armë dhe të sulmonte luanët.

Historia që rezultoi e vërtetë është ajo e incidentit gjatë koncertit të Ed Sheeran, ku Selena shkoi bashkë me miqtë. “Ed Sheran performonte në Hollywood Bowl dhe kishte shumë trafik. Unë kisha një problem, le të themi…atje poshtë. Pra, dua të them që ishte hera e parë që më ndodhte. I thashë vetes, ‘Epo mirë, do të vendos një triko përpara’. Shkova në koncert.”
Më pas, Selena shtoi, “Vetëm që ta dini se është hera e parë që e them, s’ja kam thënë askujt më parë. Pres të shoh lajmet për këtë. Sinqerisht, dua të them edhe se Ed Sheeran është aq i talentuar sa…”.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...