Fansat do ta kenë mundësinë të fotografohen me të më 17 shtator në Gjermani, por duhet të kenë para me vete, duke qenë se një fotografi me të kushton 499 euro.
72-vjecari do të jetë i ftuar në teatrin e Berlinit si pjesë e turneut “CHAMPION”, transmeton KP. Ai do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës.

Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone (Foto: Kevin Winter/Getty Images for Paramount Pictures/Guliver)
Biletat kushtojnë nga 49 deri në 199 euro. Por, në këtë ngjarje është rreptësisht i ndaluar telefoni.
Sipas Bild, secili fans që do të dojë një fotografi me Arnold, duhet të paguajë 499 euro. Nëse pozojnë dy persona me Arnold, atëherë përfitojnë një ulje dhe paguajnë 799 euro.
Diçka të ngjashme kishte bërë edhe Sylvester Stallone gjatë udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku fansat duhej të paguanin 950 euro për t’u fotografuar me të.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...