Aktorja meksikane e nominuar për Oskar, ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual, madje ajo ka theksuar se ai e kishte kërcënuar atë.
Në një rrëfim të quajtur “Harvey Weinstein Is My Monster Too” ka theksuar se ajo nuk e kishte ngritur zërin, sepse kishte bërë “paqe” me atë që I kishte ndodhur, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info

Tani 51 vjeç, Hayek thotë se ra viktimë pasi Weinstein pranoi të ishte producent i filmit “Frida”, në kohën kur “dyert e Hollyëood-it ishin shumë të vështira për të kaluar”.
Ajo ka shtuar se producenti në fjalë, i kishte bërë asaj shumë presion gjatë xhirimit të filmit, ndërsa ka theksuar se ai e kishte detyruar atë që të filmonte skena erotike me një grua tjetër, gjë të cilën Hayek e kishte refuzuar.
Hayek ka shtuar se Harvey e kishte kërcënuar atë, duke i thënë se “do ta vriste”.
Aktorja me famë është një ndër 90 gratë që kanë akuzuar për ngacmin seksual producentin./arbresh.info/
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...