Sabri Fejzullahu do të këndojë për qytetarët në qendër të Prishtinës, të shtunën.
Me iniciativë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, këngëtari Sabri Fejzullahu do të këndojë të shtunën në qendër të Prishtinës.
E pak ditë para këtij koncerti, artisti iu drejtua me një mesazh të gjithë qytetarëve.
Ai tha se jemi duke kaluar një kohë mjaft të vështirë, pasi po humbim më të dashurit tonë, por do të kujdeset që sado pak të ofrojë ngrohtësi me këngët e tij.
“Motra e vëllezër, zonja e zotërinj, qytetarë të Prishtinës e mëtej kudo që jeni në botë. Jemi t’u kalue kohëra të vështira ku gjithë njerëzimi është në sprovë, dhe të gjithë më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur po humbim vëllezër, motra, prindër, shokë, shoqe, të dashurit tonë. M’lejoni që me këtë rast e në këto kohëra, me këngë t’përzgjedhura të mia e përcjellur nga talenti Fatjon Miftari, t’ju këndoj e ofroj sado pak ngrohtësi shpirtit tuaj e t’bashkohemi me këngë këtë shtunë në ora 20:30, live në Klan Kosova, i këndojmë Prishtinës. Uroj t’jeni të gjithë kudo, shëndosh e mirë, dhe qofshin të shkuara e harruara këto kohëra përgjithmonë.
I juaji, e me dashni Sabri Fejzullahu”, shkruan Sabriu.
https://www.instagram.com/p/B_VP_7TFe89/?utm_source=ig_web_copy_link
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit