Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij po qëndrojnë në karantina të ndara.
I ftuar në ‘Ftesë në 5’ ishte Sabri Fejzullahu i cili ka gati një muaj i izoluar me familjen në Brezovicë.
Ai tregon me shaka se familja po i bëjnë presion të tregojë kujdes ngase mosha e tij 74 vjeçare e vendos artistin në grupmoshën më të rrezikuar nga pandemia.
Këngëtari Sabri Fejzullahu zbulon se vetë izolimin nuk po e kalon aq mirë marrë paraysh faktin që bashkëshortja ose siç e quan këngëtari ‘pjesa ime sublime’, Nera nuk gjendet afër tij në këto ditë.
Dyshja ishin në një udhëtim në Amerikë dhe teksa Sabriu vendosi të kthehej për shkak të angazhimeve të tij, Nera vendosi të qëndrojë edhe disa javë tek vajza e çiftit që ndodhet në Amerikë.
Mirëpo pas shpërthimit të hovshëm të pandemisë dhe anulimeve të fluturimeve u bë e pamundur që Nera të kthehej në shtëpi.
Këtë ai e quan të ‘dhimbshme’.

Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare