Këngëtarja Rovena Stefa është shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale, megjithatë rreth një vit më parë hapi zemrën duke pranuar se ishte në një lidhje.
Artistja zbuloi se kishte nisur një histori dashurie me një kosovar, por nuk e zbuloi identitetin e tij. Por gjatë një interviste së fundmi, Rovena Stefa ka refuzuar të flasë për jetën personale.
Madje ka nënkuptuar se është ndarë nga mashkulli që i rrëmbeu zemrën dhe me të cilin dëshironte të bënte një dasmë me 2000 të ftuar.
Teksa fliste për jetën e saj mes Kosovës dhe Shqipërisë, iu drejtua prezantuesve të emisionit “Libero”, duke i thënë “Më gjeni një burrë këtu dhe nuk iki më fare”, duke lënë të nënkuptohet se romanca e saj mund të ketë marrë fund.
“Për jetën personale do të flasim here tjetër. Kam gjetur një dashuri aq të madhe tek populli im në Kosovë, sigurisht edhe në Shqipëri e ndjej, por këtu ndihem si në shtëpinë time. Kur më thonë më shumë jeton në Kosovë se në Shqipëri, them për mua është njësoj, është tokë shqiptare. Ma gjeni edhe një burrë këtu, e nuk iki fare”, tha ajo.
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...