Të shtunën Ronela Hajati nga Shqipëria ishte artistja e parë e Eurovision 2022 që bëri prova brenda PalaOlimpico.
Duke qenë se ajo po hap shfaqjen, ka kuptim që fotot nga prova e saj ishin të parat që u shfaqën pasditen e së shtunës.
Fotografia e saj është fshirë menjëherë dhe është kërkuar që të ndryshohet koreografia.
Ajo ka dhënë një konferencë për shtyp në Torino ku ka folur për bullizmin, dhe mesa duket nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative në drejtim të saj.
Në një postim në Twitter ajo thotë se:
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë.
Ajo ka vijuar duke thënë se, “kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”
Ndryshe, asnjë detaj nuk do të ndryshohet nga performanca e Ronela Hajatit në Eurovision 2022.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...