Cristiano Ronaldo nuk dukej aspak i kënaqur me zëvendësimin që i bëri Maurizzio Sarri në ndeshjen kundër Milanit.
Trajneri e largoi superyllin portugez nga loja në minutën e 55-të, gjë që nuk kishte ndodhur më herët në Serie A (por u zëvendësua edhe në Ligën e Kampionëve), ndërsa reagimi i tij u kap qartë nga kamerat.
34-vjeçari shihej se ishte i irrituar dhe u nis drejt tunelit duke mos u ndalur te bashkëlojtarët e tij në bankën rezervë.
Sky Sport Italia raporton se portugezi është larguar nga stadiumi madje akoma pa përfunduar ndeshja, saktësisht tri minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Ai ka pasur mundësinë që ta shihte së paku golin e fitores, të cilin e shënoi pikërisht njeriu që e zëvendësoi atë – Paulo Dybala. /Telegrafi/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media