Pas eliminimit nga “Euro 2020”, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime bashkë me familjen e tij.
Cristiano Ronaldo është duke e kaluar eliminimin e ‘Euro 2020’ me pushime luksoze në një mega jaht, që besohet se kushton 5.5 milionë funtesh, të cilin e bleu gjatë vitit të kaluar, shkruan arbresh.info
Kapiteni i Portugalisë nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij që të përsëriste suksesin e para pesë viteve, pasi u mposhtën nga Belgjika me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.
Ronaldo ndau një çast në faqen e tij në Instagram për 309 milionë ndjekësit gjatë fundjavës me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti i Real Madridit është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. (që ka lindur në qershor 2010 nga një nënë surrogate), binjakët Eva dhe Mateo (të lindur në qershor 2017 po ashtu nga një nënë surrogate) dhe Alana Martina (e lindur në nëntor 2017 nga Georgina). / arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...