Cristiano Ronaldo e ka kërcënuar transmetuesin Mediaset se do të ngrejë padi në lidhje me një emision televiziv për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez – raporton portali spanjoll, Informalia.
Emisioni për të famshmit,Salvame që transmetohet në kanalin Telecinco të Mediaset, ditë më parë kishte publikuar një fragment, ku thoshte se Georgina e ka braktisur familjen e saj prej se është lidhur me yllin e Juventusit.
Më tej thuhej, se ajo i ka prishur marrëdhëniet me babanë e saj në Argjentinë dhe gjyshen që jeton në Lorca të Spanjës.
Ndërsa, sipas asaj që thuhej në emision, edhe babai edhe gjyshja e Georginas janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazetari i Salvame, Sergi Ferre, pohonte se gjyshja e saj ishte ndier e braktisur, duke qenë se ka bërë rolin e nënës për Georginan, ndërsa 82-vjeçarja është shumë e sëmurë dhe jeton në një strehimore në Lorca, qëkur tërmeti e kishte goditur qytetin spanjoll në vitin 2011.
Në ndërkohë, sipas të njëjtit emision, babai i Rodriguez është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Argjentina, pasi ka pësuar goditje në tru.
Ronaldo është ndier i ofenduar nga ky raportim saqë ka kërkuar nga avokatët e tij që t’i dërgojnë një letër kërcënuese Mediasetit se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse ndodh ndonjë raportim tjetër për këtë çështje.
https://www.instagram.com/p/BnQ2NpUh2Hf/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Informalia raporton se edhe Mediaset e ka marrë shumë seriozisht kërcënimin dhe ka kërkuar nga gazetarët që të mos hetojnë më shumë në lidhje me Georginan dhe familjen e saj.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...