Robert Berisha është ndër emrat që tërheq vëmendje lidhur me jetën private, ndërsa shpeshherë ka qenë pjesë e thashethemeve në faqet rozë.
Këtë e ka bërë edhe së fundi, ku po shihet krah modeles së njohur italiane, Maria Bove, shkruan portali arbresh.info
Në disa foto të dërguara në email-in e redaksisë, Roberti dhe Maria shihen së bashku në veturë, teksa dalin nga hoteli Swiss Diamond.


Modelja gjithashtu ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku mëngjesin e sotëm ka ndarë një tjetër video në InstaStory ku shfaqet me Robertin në ashensor.
Të njëjtit duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, ndonëse nuk kanë deklaruar akoma për ndonjë romancë të mundshme dashurie.
Kujtojmë se, muzikanti i njohur ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën kanë një fëmijë, ndërsa që nga ndarja është përfolur për lidhje me femra të ndryshme. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...