Robert Berisha: Burrat e ligë me i vjerrë n’konop në qendër të Prishtinës

15:49 | 23 Gusht 2021

Këngëtari, Robert Berisha, është përfshirë në reagimet në lidhje me vdekjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, të cilën tashmë Prokuroria e Shtetit po e cilëson si “vrasje e rëndë”

Berisha ka qenë i ashpër në lidhje me personat që dyshohen për këtë vepër.

“S’ki çka i bon pandemisë e virusave, a qatyne burrave të ligë pa pikē burrnie shumë e thjeshtē. Para hotel Grandit qendër të Prishtinës i vjerrë n’konop, edhe krejt ata që e keqtrajtojnë një femër”, ka shkruar Berisha në Instagram./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara