Robbie William do të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës përkrah yllit rus Aida Garifullina.
Ylli i hitit ‘Take That’ do ti bashkohet këngëtares ruse në stadiumin e Moskës ‘Luzhniki’, shkruan The Sun, transmeton arbresh.info.
Robbie, i cili do të marrë pjesë si juri në spektaklin ‘X Factor’, do të performojë në Rusi edhe përkundër faktit që ai nuk është shumë i mirëseardhur në vendin nikoqirë të Kampionatit Botëror.
Në vitin 2016 ai kishte ngjallur reagime të shumta nga Kremlini për shkak të këngës ‘Party Like A Russian’ i cili ishte detyruar të mohonte që kënga i referohej presidentit rus Vladimir Putin.
Këngëtari 44 vjeçar u shpreh i lumtur që do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë.
‘Jam shumë i lumtur që po kthehem në Rusi për një performanc kaq unike, kam bërë shumë në karrierën time, dhe hapja e ceremonisë së Kupës së Botës, para 80 mijë fansave të futbollit në stadium dhe miliona tjerë në mbar botën është një ëndërr e fëmijërisë’ u shpreh Robbie./Arbresh.info/

Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...