Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare po vazhdon me angazhime të njëpasnjëshme pas koncertit madhështor që mbajti në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.
Ajo mbrëmë performoi në ngjarjen kryesore të muzikës në Britaninë e Madhe, Brit Awards, ku fitoi dy çmime të rëndësishme Dua Lipa.
Por, sot bukuroshja jonë 27-vjeçare ka udhëtuar drejt qytetit të modës, Milano, ku do të merr pjesë në një shfaqje të organizuar nga shtëpia e modës Prada.
Biondina ka ndarë disa imazhe për ndjekësit në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në aeroplan.
Në fakt, Rita shihet vetëm në reçipeta dhe të brendshme, ndërsa grimerja merret me rregullimin e bukuroshes sonë.
Ndryshe, Ora ka perfomuar disa këngë mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Brit Awards. /Telegrafi/


Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...