Ajo gjithmonë vendos të duket magjepëse kur merr pjesë në ngjarje shumë të rëndësishme.
As kësaj here nuk ka zhgënjyer Rita Ora, derisa ishte pjesëmarrëse China Music Awards ajo u shfaq në dy pamje shumë të sofistikuara shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info.
26 vjeçarja u shfaq në qilimin e kuq me një fustan ngjyrë ari.
Me këtë veshje ajo ka kombinuar edhe grimin duke theksuar sytë e saj me një ngjyrë të kuqe.
Ndërsa pamjen e dytë u shëndërrua sërish në pamje goditëse ku edhe mori një çmim.
Ajo zgjodhi një fustane ngjyrë blu e të mbuluar me gëzof, ku e kombinoi me një palë këpucë ngjyrë ari, shkruan arbresh.info.
Këngëtarja ka treguar se nga shtatori i kaluar është duke regjistruar albumin e saj në Londër.
Bukuria shqiptare u nda me të dashurin Calvin Harris në vitin 2014, dhe që atëherë është lidhur me Andrew Watts dhe Lewis Hamilton.
Rita thuhet se ka bërë 3 million dollarë vitin e kaluar, pavarësisht faktit se ajo nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re për gati dy vjet./Arbresh.info





“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell