Edhe ajo ka punuar me producentin e Hollivudit tani më të turpëruar, Harvey Weinstein.
Filmi Southpaw, ishte ai i cili në vitin 2015 i mundësoi Rita Orës të punonte me producentin e njohur, transmeton arbresh.info.

Tani, Rita Ora ka treguar përvojën e saj me producentin i cili tani më u akuzua për ngacmim seksual prej më shumë se 20 femrave, madje ai akuzohet edhe për përdhunim.

Këngëtarja tha se Weinstein asnjëherë nuk ka vepruar me të në mënyrë të papërshtatshme me të përgjatë viteve që kanë punuar së bashku.

E lidhur me skandalin e producentit ajo tha se është një skandal i çmendur.

Rita në mes të tjerash shtoi se i mbështetë të gjitha ato femra që kanë denoncuar rastin, dhe i cilëson si gra shumë të guximshme./arbresh.info/


Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...