Rita Ora ka deklaruar se i ka propozuar bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs, duke e thyer traditën.
Këngëtarja 34-vjeçare e cila është martuar me Waititin në vitin 2022, ka ndarë historinë në podkastin e Davina McCall, duke shpjeguar se përmbysi traditën dhe mori vetë përsipër propozimin.
Ajo tha: “Unë e bëra të gjithën vet. Ne ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, të mbushur me balona dhe me ëmbëlsira”.
“Ai tha ‘oh çfarë është kjo, dita e Shën Valentinit?’ I thash ‘oh nëse thua jo, do të më duhet t’i heq rrobat’. Sidoqoftë unë u ula në gjunjë dhe Taika absolutisht e adhuroi këtë gjë”.
Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022 në Los Angeles.
Dyshja që ishte në marrëdhënie shoqërore për vite me radhë para se të hynin në lidhje romantike në vitin 2021, planifikuan dasmën në dy javë, që të siguroheshin që vajza e Taikas të mund të shkonte.
Ceremonia private kishte vetëm tetë persona, duke përfshirë motrën e Ritës, Elenën, e cila e shoqëroi deri në altar dhe vajzën e Taikas.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...