Rita Ora është takur me ish të dashurën Cara Delevingne.
Këngëtaren Rita Ora dhe ish të dashurën e saj Cara Delevingne i bashkoi sot një kampanjë rimeli e cila në fokus të veçantë ka pasur vetëdijesimin e njerëzve kështu duke dalë kundër promovimit të produkteve të rreme të markës ‘Rimmel London UK’.
Nëpërmjet publikimit të disa fotografive ku shihet e përqafuar me Cara-n, këngëtarja kosovare ka bërë të ditur që sot për të ishte një ndër ditët më të mahnitshme.
Lidhja e tyre e dikurshme pati bërë bujë në media. Kënga e cila thuhej se ishte dedikim i Ritës për Cara-n u komentua poashtu mjaft shumë, transmeton lajmi.net.
Rita e kishte pranuar se është biseksuale në të njëjtën ditë kur lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.
Së fundmi Rita Ora është ndarë ka rokeri amerikan Andrew Watt.


Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...