Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, muajve të fundit ka qenë tejet e komentuar në faqet rozë.
Ditë më parë ajo solli në treg edhe mini-albumin, derisa këngës “Bang” i realizoi edhe një klip, ku shihej e veshur me veshje tradicionale shqiptare, shkruan portali arbresh.info
Bukuroshja shqiptare së fundi erdhi atraktive me pozat me dekoltenë e hapur teksa tregoi barkun e tonifikuar me veshje sportive ngjyrë të zezë.
Ajo e kombinoi dukjen me bizhuteri prej ari dhe zgjodhi rehati në këmbë me atlete të markës “NIKE”.

“Provat”- ka shkruar artistja në përshkrimin e imazheve.
Rita aktualisht po kalon kohën në Down Under, ndërsa bën debutimin e saj si gjyqtare në “The Voice Australia”./ arbresh.info/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij