Këngëtarja e njohur botërore Rita Ora, me koncertin e saj, ndezi atmosferën mbrëmë në kryeqytet.
Ajo edhe pse qëndroi shumë shkurt në Kosovë, postoi shumë foto e video të ndryshme duke e vënë në pah patriotizmin e saj për vendin ku ka lindur shkruan arbresh.info
Para pak minutave, Rita ka postuar dy fotografi ku shihet pranë kryeministrit Ramush Haradinajt.
‘Ishte kënaqësi që u takuam dhe biseduam për të ardhmen e vendit tonë me kryeministrin Ramush Haradinajn’, ka shkruar Rita në këto foto.
Vlen të ceket se këngëtarja e talentuar, edhe vet u shpreh e habitur me masën e madhe të njerëzve që mbrëmë e kishin vërshuar sheshin për të parë koncertin e saj./arbresh.info/

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit