Ajo ka pasur lidhje me disa meshkuj prej që ka nisur karrierën e saj prej këngëtareje.
Rita Ora e lindur në Kosovë kishte lidhje dashurie me vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian, James Arthur, DJ-n Calvin Harris e shumë të tjerë.
26 vjeçarja ka deklaruar për the Sun, transmeton arbresh.info se albumi i saj po inspirohet nga bisedat qe kishte me ish-të dashurit e saj.
“Është si një kapitull i ri, sepse për të qenë e sinqertë, çdo gjë në lidhje me muzikën time ka qenë më me ndikim se lidhjet që kisha”, ka thënë këngëtarja kosovare.
Në listën e ishave të Ritës hyjnë edhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton me të cilin madje pati zhvilluar pushime në qytetin shqiptar, Ulqin, Ricky Hilfiger, djali i dizajnerit miliarder Tommy Hilfiger dhe futbollisti, Dave Gardner./arbresh.info/



Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump