Rita Ora në një lidhje treshe me regjisorin dhe aktoren e njohur

18:11 | 24 Maj 2021

Kapen duke shkëmbyer puthje Rita Ora po jeton një lidhje dashurie të nisur jo shumë kohë më parë me regjisorin Taika Waititi.

Edhe më pare lidhjet e këngëtares kanë qenë në fokus të medieve por kësaj radhe duket se lidhja është pak më ndryshe, pasi në të është e përfshirë edhe një person.

Kështu ka filluar të përflitet në mediet botërore, pas publikimit të disa fotografive ku Rita shihet në përqafimin e Taikas dhe aktores Tessa Thompson.

Fotografitë tjera të publikuara më pas tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan. Të afërta dhe intime në këto foto shihene dhe dy vajzat e famshme.

Kjo treshe e famshme e Hollywoodit duket se e kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, dhe pas ndejës kishin vendosur t’i kalojnë disa momente së bashku në balkonin e ndërtesës.

Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara