Këngëtarja e famshme botërore, Rita Ora ka qenë mbrëmë pjesëmarrëse në ngjarjen “Fuqia e Hollivudit të ri” që është mbajtur në Los Anxhelos.
Rita, e lindur në Kosovë është nderuar në këtë mbrëmje me çmimin “Variety + H&M Conscious Award”, për nder të kontributit të saj në filantropi, transmeton arbresh.info.
Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka punuar për vite të tëra me UNICEF-in, është ambasadore nderi e Kosovës e po ashtu ka kontribuar për viktimat e zjarrit në kullën “Grenfell” në Londër.
Bukuroshja kosovare ka bërë të ditur në këtë ngjarje se në albumin e saj do të ketë edhe një bashkëpunim me këngëtaren Charlie XCX me të cilën ka pasur edhe një bashkëpunim më herët. /arbresh.info/





Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump