Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka prezantuar së fundmi një video të veçantë të këngës “How to be lonely”.
Kë nga u lansua në versionin ‘audio’ të premten e javës së kaluar dhe u prit shumë mirë nga publiku, pas parasysh mungesën e saj të gjatë me prurje muzikore, shkruan portali arbresh.info
Rita së fundi ka publikuar në platformën YouTube një video duke vallëzuar me këtë këngë në të cilën shfaqet në formë të mahnitshme.
Njoftimin e videos e bëri në rrjetet sociale me përshkrimin, “Videoja e vallëzimit të ‘How to be lonely’ është publikuar tani. Shpresoj që do ju pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok”.
Ndryshe, kënga është kompozuar nga miku i Ritës dhe njëherësh sensacioni i vitit në muzikën britanike, Lewis Capaldi./arbresh.info/
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...