Ylli shqiptar me fame ndërkombëtare, Rita Ora, po mbështet një iniciativë të re, e cila i bën thirrje Qeverisë Amerikane që të mbështesë industrinë e muzikës, e cila është dëmtuar nga pandemia COVID-19.
Rita vendosi që të ndajë me ndjekësit një video nga performanca e saj në koncertin gjigant që u organizua në dhjetor në Suedi, në nder të DJ të ndjerë, Aviciin, shkruan portali arbresh.info
“Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e SHBA për të mbrojtur vendet, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e muzikës live!
Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me hashtagun #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!
Kjo pamje është një nga shfaqjet e mia të fundit, një koncert dedikimi për mikun tim Avicii në vitin 2019″, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
Ndryshe, Ora kishte interpretuar këngën e famshme “Lonely together”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me DJ e ndjerë. /arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...