Ajo ka bërë sfilatën e saj nëpër rrugët e New York-ut derisa ndodhet në pushime.
Dhe Rita Ora shfaqi sensin unik të modës të shtunën me një xhaketë të gjelbër të gjatë dhe pantallona të veshura me stil të viteve ’90.
Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej në formë të mirë e cila njëherësh po shfaqte një ‘look’ të guximshëm shumëngjyrësh.

Biondja kishte kapur flokët, gjersa po mbante një buzëkuq nudo në buzët e saj, shkruan Telegrafi.
Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, artistja është në Big Apple për Javën e Modës në New York.
Të mërkurën, ajo është parë duke hipur në një aeroplan privat në Van Nuys, Kaliforni me Kristen Stewart dhe Ashley Benson.
Këngëtarja nga Kosova gjithashtu është shpërblyer me çmimin “Ikona e Stilit” në Javën e Modës në New York.

Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...
Irlanda konfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropian...