Stili i saj i egër ka fituar statusin e mbretëreshës së modës.
Dhe Rita Ora, të martën u shfaq tejet elegante dhe e lumtur pas daljes nga hoteli i saj në NYC me një bluzë rozë e mini fund të zi, shkruan lajmi.net.
Duket se ajo i është rikthyer ish të dashurit, muzikantit, Adrew Watt pasi ky i fundit la hotelin pak minuta pas saj.
Rita, e cila po promovon këngën “Only Want You”, dukej sensuale në veshjen që zgjodhi teksa shfaqi edhe këmbët seksi.
Kohët e fundit, Rita shfaqej “zemërthyer” në fillim të këtij muaji kur u nda nga aktori i Hollivudit, Andrew Garfield, 35 vjeç.
Këngëtarja e hitit “The Hot Right Now” thuhet se është kthyer në krahët e ish të dashurit, muzikantit Watt.

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hy...
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj