Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese, shkruan portali arbresh.info
Ylli kosovar, ka publikuar një fotografi në bikini, nga pushimet që po shijon me familjen në ishullin St. Barths, Rita në përshkrimin e fotografisë ka vënë në dukje se pavarësisht lodhjes, ia ka vletjur gjithçka për sukseset e shumta që pati gjatë këtij viti.

“Pushimet fillojnë tani. 2019 … ka qenë … i zënë … një film Oliver Twist (mezi presim që të gjithë ta shohin vitin e ardhshëm!) Një turne botëror, një shfaqje televizive, 5 kampanja, disa covera të revistave, 4 video muzikore, duke u përgatitur për 2020 … lançova tequilan time @prosperotequila e cila u rendit në top 10, vitin e parë!! (numër 7) hmmmm çfarë tjetër? Do të vijë tek unë, është vonë dhe jam lodhur ndërsa po e postoj këtë, por ju dua… Unë jam mirënjohëse dhe gati për vitin 2020”, ka shkruar Rita.
Rita përndryshe ka paralajmëruar për fansat plot projekte muzikore në vitin 2020./arbresh.info/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...