Rita Ora del me të brendshme në rrugë

12:33 | 22 Qershor 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është kthyer sërish në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.

Por së fundi, bukuroshja mori gjithë vëmendjen e ndjekëve të saj në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja ekspozoi dekoltenë e saj me reçipeta të cilën ajo e veshi me një kostum mëndafshi për xhirimet e improvizuara jashtë një dyqani të të brendshmeve.

Rita mbante flokët e saj bjonde kaçurrelë të kthyera nga fytyra, si dhe një shkëlqim buzësh rozë.

Rita përndryshe prej muajsh kishte qëndruar në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë.

Gjatë qëndrimit atje, ajo nisi një lidhje të re regjisorin Taika Waititi, me të cilin vazhdon të jetë bashkë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara