Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, ka ateruar gjatë pasdites e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.
Me të mbërritur në shtetin shqiptar, shoqëruar nga i ati i saj, këngëtarja Ora më pas menjëherë është përcjellë për në kryeqytet.
Ajo është takuar me të parin e Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ka qenë motra e këngëtares, Elena Ora, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet gjatë takimit me Veliajn.
Motrat Ora duken mjaft bukur dhe tërheqëse, teksa vërehet qartë ndryshimi i Ritës nga një bionde, në një flokë-kuqe.
“Kryebashkiaku më modern ndonjëherë”, ka shkruar motra e këngëtares në përshkrimin e fotografisë.
Rita do të performojë për të gjithë shqiptarët sonte (e shtunë) në një koncert gjigant në sheshin “Skënderbej”.

Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...