Rita Ora vazhdon t’i korrë sukseset e projekteve të saja gjatë këtij viti. Bashkëpunimi me Liam Payne është ndër më të dëgjuarit në platformat e ndryshme të shpërndarjes së muzikës.
Kënga “For You” ka arritur një tjetër sukses duke kaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh në Spotify. Këtë njoftim e ka bërë vet 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.
“Kjo është çmenduri… Faleminderit që e dëgjoni For You’ në Spotify”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram duke iu referuar shifrës mbresëlënëse të ‘streamingut’ në platformën e përmendur.
“For You” është dueti i Liam Payne dhe Rita Orës që u realizua si temë muzikore e filmit “Fifty Shades Freed”. Kënga u publikua më 5 janar përmes Universal Studios, Capitol Records dhe Atlantic Records UK.
Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua më 26 janar 2018 dhe është shikuar mbi 80 milionë herë në YouTube.
Krahas këngës kryesore të filmit, Rita ka qenë edhe protagoniste në filmin “Fifty Shades Freed”, njësoj si në dt filmat e mëparshëm të “”Fifty Shades…”./Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Bgb3BvHHsly/?taken-by=ritaora
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...