Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka pasur një vit tejet të suksesshëm me shumë koncerte dhe projekte muzikore.
Ajo ka nxjerr në shitje albumin më të ri “Phoenix” i cili ka pasur tejet sukses, shkruan arbresh.info.
Rita shpesh ka treguar që është edhe një humaniste e madhe e këtë e ka dëshmuar edhe kësaj radhe.
Ajo kësaj radhe do t’i ndihmojë gratë e mbijetuara të luftës. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar dhe e ka bërë të ditur vetë bukuroshja kosovare përmes llogarisë së saj personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BvhxkEqH5s1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test
“Shumë e lumtur që të festojmë bashkëpunimin tim të veçantë me ESCADA në NYC. Dizajni ka të bëj me ngjyrën e preferuar, të kuqen që përfaqëson pasionin dhe forcën. Një përqindje nga shitjet do t’i jepet partnerit tonë të bamirësisë Women For Women UK dhe punës së tyre që ndihmon gratë e mbijetuara të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre”, ka shkruar Rita. / arbresh.info/
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...