Festivali “Sunny Hill”, i cili këtë vit organizohet në datat 2, 3 dhe 4 gusht, do të sjellë emra të shumtë këtë vit për publikun shqiptar.
Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris janë vetëm tri nga emrat më të mëdhenj, që këtë vit do të ngjiten në edicionin e dytë të festivalit “Sunny Hill”.
Teksa vitin e kaluar pjesëmarrëse ishte shqiptarja e famshme, Dua Lipa, i ati i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili është edhe organizator i festivalit, ka thënë se këtë vit ftesën ua ka dërguar edhe dy këngëtareve tjera me famë botërore: Bebe Rexha dhe Rita Ora.
Këtë ai e ka treguar gjatë një interviste për emisionin veror të Radio Televisionit të Kosovës, duke treguar se është kujdesur që ftesa t’u shkojë në vend.
Mirëpo, mesa duket për shkak të angazhimeve dhe planifikimi paraprak për koncertet tjera, dy patriotet e famshme nuk kanë pasur mundësinë që ta pranojnë ftesës.
Hera e fundit kur Rita Ora performoi në Kosovë ishte koncerti i 10 vjetorit të Pavarësisë, i mbajtur vitin e kaluar më 17 shkurt, në qendër të Prishtinës.
Ndërkohë, Bebe Rexha, ende nuk ka pasur mundësinë që të vijë dhe të performojë në Kosovë, ndërsa ka mbajtur një koncert vetëm në Shqipëri, më 9 shtator të vitit 2016.
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...