Sot përbën një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare. Me punën e saj viteve të fundit, këngëtarja Dhurata Dora ka arritur ta etablojë emrin e saj sukseshëm duke prodhuar vetëm hite.
Mirëpo, deri tash, këngëtares i ka munguar një album që përbën letërnjoftim për një artist. Por edhe ky komponentë do përmbushet nga Dhurata brenda pak muajve. Sic mëson Prive, këngëtarja po përgatit albumin i cili mendohet të publikohet në mes të vjeshtës.
Ai do ti përmbajë më shumë se tetë këngë ku nuk përjashtohet as mundësia e bashkëpunimeve.
Ndryshe, tempoja e punës gjatë verës nuk do ndikohet nga puna në albumin e ri. Dhurata tashmë vetëm se ka përfunduar tre këngë për sezonin e nxehtë dhe pritet që thjesht të vendoset për të duhurat të cilave më pas edhe do t’ia realizojë videoklipet përkatëse
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...