Rina Balaj është përfolur mjaft shumë për distancimin e saj nga muzika dhe rrjetet sociale, ndërsa është rikthyer së fundmi me llogari të re zyrtare.
Reperja nga Istogu pas kthimit në rrjetet sociale ua bëri fansave një falënderim mjaft të madh, madje i premtoi se do ua tregojë arsyen se përse ka pauzuar gjatë kësaj kohe, shkruan portali arbresh.info
Së fundi Rina ka publikuar në ‘Instagram’, një imazh të sajin kur ka qenë e vogël me një kovë në kokë.
https://www.instagram.com/p/B5oGvzsFmEL/
“Unë tani”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë, në të cilën mori komente të shumta nga fansat dhe kolegët.
Kujtojmë se, Rina përveç rrjeteve sociale, i është kthyer edhe projekteve të reja muzikore, e së fundi ka bashkëpunuar me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.
Kënga “Tetancion” jo vetëm se është lansuar në platformën Spotify, por rrodhi ilegalisht edhe në YouTube. /arbresh.info/
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...