Rikthehen xhirimet në Hollivud por skenat e seksit do të realizohen vetëm me kompjuter. Ky hap vjen për të eleminuar kontaktin fizik mes aktorëve, nisur nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
“The Sun” shkruan se xhirimet e filmave dhe seriale do të rinisin në 12 qershor por regjisorët janë urdhëruar që të respektojnë në maksimum rregullat e distancimit social.
Aktorët dhe stafi i xhirimeve do të testohen çdo ditë për Covid-19, ndërsa nuk do të lejohen skenat intime. Një dokument me 22 faqe iu kërkon të gjithë prodhuesve të filmave që “skenat me kontakt të afërt të rishkruhen, të hiqen ose të realizohen me kompjuter”.
Në Los Angelos, që është shtëpia e pothuajse të gjithë filmave dhe studiove televizive, ka pasur deri më sot rreth 60.000 raste me Covid dhe mbi 2500 viktima./Opinion.al
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...