Ikona e muzikës pop, Rihanna së fundmi u rikthye në pasionin e saj të vjetër duke publikuar “Lift me up” nga kolona zanore e “Black Panther: Wakanda Forever”, por kjo duket të mos jetë e reja e fundit karshi surprizave që ajo ka përgatitur për publikun.
Kjo pasi që pronarja e “Fenty Beauty” ka nënshkruar një marrëveshje goxha fitimprurëse me platformën Apple TV+, teksa këta të fundit po përgatisin t’u japin fansave një pamje të rrallë të jetës së Rihannas, shkruan DailyMail.
Dokumentari i AppleTV+ thuhet se do të ndjekë karrierën e yllit të hitit “Diamonds” me fokus qendror performancën e saj në “Super Bowl”, që pritet të jetë ndër më të veçantat e të gjitha kohërave.
“Ka një oreks masiv për gjithçka që ka të bëjë me Rihannan, veçanërisht pasi ky do të jetë rikthimi i saj kryesor në skenë për herë të parë në disa vjet”, tha një burim i brendshëm.
“Rihanna është një forcë masive për t’u llogaritur kur bëhet fjalë për muzikën dhe kështu Apple ka paguar miliona. Ajo dëshiron që bota të kujtojë pse është një nga interpretueset më të mëdha të të gjitha kohërave”, ka përfunduar ai.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...