Rihanna u është përgjigjur të gjitha dëshirave tona të Krishtëlindjes me publikimin e autobiografisë së saj vizuale.
Libri përfshin 1.050 foto intime të artistes përgjatë gjithë jetës së saj, përfshirë fëmijërinë e saj në Barbados, turnetë e saj në gjithë botën dhe disa momente ikonike të modës
Ajo u paraqit të martën në Instagram, duke pozuar nudo teksa është mbuluar me librin masiv fotografik.
31-vjeçarja u ul në një oborr të rrethuar me trëndafila dhe lule me ngjyrë të ngrohtë.

Libri 504 faqesh është 12 me 16 inç, i cili ishte mjaft i madh kur u hap për ta mbuluar këngëtaren me modesti.
“A e keni parë se çfarë ka midis kopertinës? Merr kopjen tuaj të #therihannabook për të zbuluar!”, shkruan këngëtarja sipër imazhit.
Ndryshe, kohët e fundit ajo u nderua me çmimin e saj të parë të modës për shtëpinë e saj të modës që po rritet me shpejtësi Fenty.
Janet Jacksoni e prezantoi atë me Urban Luxe Awardin të hënën në “Fashion Awards”, në Londër.
Për më tepër, albumi i saj Anti, kohët e fundit u bë albumi i parë nga një grua e zezë që kaloi 200 javë në listat e Billboardet.

Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...