Nuk ka rëndësi nëse jeni një person i njohur publik apo i thjeshtë, keni një fëmijë apo i jeni gëzuar mëmësisë më shumë se dy herë, kur bëhet fjalë për ushqyerjen e fëmijëve, të gjitha nënat bashkohen në një pikë: nuk ka mision më të vështirë se sa t’i bindësh të hanë.
Edhe pse fatmirësisht jetojmë në një kohë ku mund të zgjedhim mes një larmie produktesh, sërish sfida përpara ushqyerjes së fëmijëve është e vështirë për t;u fituar. Dhe këtë shqetësim nuk mund të mos e ndajë edhe Rezarta Shkurta, e cila mesa duket ka shumë punë për të bërë kur i duhet të bindë Herën të hajë edhe një kafshatë.
Ndonëse në një postim në Instastory ajo ka rrëfyer se tanimë e ka gjetur zgjidhjen e duhur :”Eureka! Sot zbulova si të ushqej Herën pa shumë lutje. Mjafton t’i them: Hera mos e ha, dhe ajo për sfidë e ha. Ka mama të tjera si puna ime që fëmija i bën gjithmonë të kundërtën e asaj që i thuhet?”-përfundon këngëtarja e dashur.
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...
Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të ...
Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United
KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...