Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, i cili ka qenë ndër emrat më të komentuar të futbollit gjatë këtij sezoni, duket se po përjeton një nga momentet më të bukura në jetën e tij private.
Disa muaj më parë u bë e ditur se futbollisti kishte nisur një histori dashurie me Arbionën, një vajzë nga Kosova.
Tani, marrëdhënia e tyre duket se ka hyrë në një fazë edhe më të rëndësishme. Burime të sigurta dhe ekskluzive për Prive by Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se Arbiona është në pritje të ëmbël dhe se çifti do të bëhen prindër për herë të parë.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë ndarë informacionin me redaksinë, Rey Manaj dhe partnerja e tij janë parë së fundmi në jug të Shqipërisë.
Të dy janë shfaqur shumë të lumtur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke reflektuar harmoninë dhe dashurinë që po jetojnë në këtë periudhë të veçantë. /Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...